Në përfundim të mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes në Uashington, Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë të veçantë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi, që zgjati disa minuta, u zhvillua menjëherë pas sesionit zyrtar dhe fotos familjare me liderët pjesëmarrës. Edhe pse nuk janë bërë publike detaje konkrete mbi përmbajtjen e diskutimit, burime pranë organizatorëve bëjnë me dije se në fokus kanë qenë zhvillimet në rajon, roli i Shqipërisë dhe Kosovës në nismat e reja për paqe, si dhe situata në Lindjen e Mesme.
Bordi i Paqes, i iniciuar nga administrata amerikane, synon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar për stabilitet dhe rindërtim në zona konflikti, me theks të veçantë te Gaza.
Prania e Ramës dhe Osmanit në këtë takim dhe biseda e veçantë me presidentin amerikan shihet si një sinjal i angazhimit të Tiranës dhe Prishtinës në proceset e reja diplomatike të ndërmjetësuara nga SHBA.
