Makina përmbyset në Fier–Libofshë, plagoset drejtuesja

Data

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Libofshë, në zonën e njohur si Rreth-Libofshë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Seat” ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit, A.P., e cila është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Burime mjekësore bëjnë me dije se e dëmtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related