Qendra Kombëtare e Kinematografisë & Qendra Kinematografike e Kosovës në European Film Market – Berlinale 2026

Data

Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri dhe Qendra Kinematografike e Kosovës morën pjesë së bashku me një pavion të përbashkët në Tregun Evropian të Filmit (EFM), i zhvilluar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin (Berlinale) 2026.

Pavioni i përbashkët u kthye në një pikëtakim për kineastë, producentë dhe partnerë ndërkombëtarë, duke synuar:

  • Ndërtimin e bashkëpunimeve të reja ndërkombëtare
  • Promovimin e projekteve shqiptare dhe kosovare
  • Prezantimin e lokacioneve filmike të Shqipërisë dhe Kosovës
  • Forcimin e bashkëprodhimeve europiane

Përfaqësuesit e QKK-së shqiptare theksuan rëndësinë e pranisë së përbashkët si një strategji për rritjen e dukshmërisë në tregun ndërkombëtar të filmit.

Pjesëmarrja në EFAD

Gjatë qëndrimit në Berlin, QKK Shqipëri mori pjesë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Agjencive Europiane të Filmit (EFAD), ku u diskutuan:

  • Sfidat e industrisë në epokën digjitale
  • Politikat europiane për financimin e filmit
  • Strategjitë për fuqizimin e bashkëprodhimeve

Berlinale 2026 u zhvillua nga 12 deri më 22 shkurt, ndërsa European Film Market u mbajt nga 12 deri më 18 shkurt, duke mbledhur profesionistë të industrisë nga mbarë bota.

Prania e përbashkët Shqipëri–Kosovë konfirmon një qasje të koordinuar për ta pozicionuar kinemanë shqiptare në hartën europiane dhe ndërkombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related