Marka luksoze të falsifikuara, Dogana bllokon 103 mijë palë veshje në Durrës

Data

Një sasi prej mbi 103 mijë palë veshjesh të dyshuara si të falsifikuara me marka të njohura ndërkombëtare është bllokuar në Portin e Durrësit nga Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Durrës.

Sipas autoriteteve, gjatë kontrolleve u konstatuan produkte që mbanin logo të markave si Adidas,Nike,Gucci,Dior,Hugo Boss dhe Calvin Klein, si edhe bluza sportive të ekipeve të njohura europiane.

Mallrat janë sekuestruar për shkak të dyshimeve për cenim të pronësisë intelektuale, ndërsa janë nisur procedurat përkatëse ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave theksoi se do të vijojë me kontrolle të shtuara ndaj subjekteve me risk dhe do të zbatojë politikë tolerance zero ndaj çdo rasti që shkel Kodin Doganor dhe legjislacionin për mbrojtjen e markave tregtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related