Një aksident rrugor është regjistruar gjatë natës në zonën e Astirit, në Tiranë, ku një automjet është përmbysur në mes të rrugës.
Nga pamjet e siguruara, makina shihet e kthyer përmbys, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në aksident. Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e ngjarjes në vijim.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nëse si pasojë e përplasjes ka persona të lënduar.
