Dënohen për korrupsion zgjedhor, njëri lirohet pas vendimit të gjykatës

Data

Dy persona janë shpallur fajtorë për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, pas hetimeve dhe gjykimit të zhvilluar ndaj tyre.

Gjykata dënoi Kalosh Peposhin me 1 vit, 7 muaj e 15 ditë burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën, duke u konvertuar në 1 vit e 1 muaj burgim. Duke qenë se ai kishte qëndruar në paraburgim për një periudhë më të gjatë se masa e dënimit të dhënë, gjykata urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm, nëse nuk mbahet për ndonjë arsye tjetër ligjore. Po ashtu, ndaj tij u hoq masa e sigurimit “arrest në burg”.

Ndërsa Gazmend Peposhi u dënua me 1 vit e 9 muaj burgim, që pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 1 vit e 2 muaj. Ai do ta vuajë dënimin në një institucion të sigurisë së zakonshme, duke nisur nga momenti i ekzekutimit të vendimit.

Çështja lidhet me akuza për përfshirje në korrupsion gjatë proceseve zgjedhore, një vepër penale që parashikon dënim me burg sipas Kodit Penal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related