“Pa ta nuk ka liri”, mesazhe nga protesta në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së

Data

Qytetarë të shumtë që morën pjesë në protestën e organizuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, shprehën bindjen se ata mbahen padrejtësisht në paraburgim.

Protestuesit theksuan se liria dhe pavarësia e Kosovës nuk mund të konceptohen pa rolin e luftëtarëve të UÇK-së. “Liri çlirimtarëve. Padrejtësisht mbahen në burgje. Ata janë historia e popullit tonë”, u shprehën disa prej tyre.

Një qytetare që jeton në Gjermani tha se merr pjesë në çdo protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Sipas saj, “nëse ata nuk lirohen, ne nuk jemi të lirë. Pa ta nuk ka liri”.

Të tjerë protestues deklaruan se ish-krerët e UÇK-së janë “të pastër si loti” dhe se procesi ndaj tyre nuk duhet të jetë politik, por i bazuar vetëm në drejtësi. “UÇK është historia e Republikës së Kosovës”, u shprehën ata, duke kërkuar drejtësi dhe lirimin e të akuzuarve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related