Plagosja e 18-vjeçares në Sauk, gjykata lë në burg të dashurin

Data

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Erisjaldo Gjutën, të dashurin e 18-vjeçares Natalia Murati, e cila u plagos me armë zjarri në hotelin “Gjuta” në zonën e Saukut.

I riu akuzohet për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkohë, gjykata vendosi masën “detyrim paraqitje” për Vladimir Gjutën, xhaxhain e 22-vjeçarit, si dhe për nënën e tij, Mirvete Gjuta.

Në kërkim vijojnë të jenë Sajmir Gjuta, 49 vjeç (babai i të riut), dhe kushëriri i tij, Elvir Gjuta, 24 vjeç, të dy të akuzuar për “Moskallëzim të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ngjarja ndodhi më 14 shkurt në një nga dhomat e hotelit në pronësi të familjes Gjuta. Pas paraqitjes së të resë në spital me plagë nga arma e zjarrit, policia verifikoi pamjet e kamerave të sigurisë dhe identifikoi vendin e ngjarjes, duke çuar në arrestimet dhe shpalljen në kërkim të disa anëtarëve të familjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related