Konflikt në Rrashbull, 45-vjeçari arrestohet pasi kërcënoi me automatik një 38-vjeçar

Data

Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 38-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur më 16 shkurt 2026, në vendin e quajtur “Kodra e Rrashbullit”. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale E.K., banues në Xhafzotaj, u konfliktua në rrugë me shtetasin E.D., 38 vjeç, dhe e kërcënoi atë me një armë zjarri të dyshuar automatik.

Pas kallëzimit të bërë nga 38-vjeçari, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndërhynë duke arrestuar në flagrancë 45-vjeçarin. Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua bërthama e predhës së një fisheku luftarak.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për gjetjen e armës së zjarrit, e cila dyshohet se është fshehur nga autori pas ngjarjes, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related