Berisha paralajmëron policinë: Asnjë keqtrajtim ndaj protestuesve, të rinjtë ishin forca e 10 shkurtit

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë Foltores së zhvilluar këtë të hënë në Tiranë, u bëri thirrje forcave të policisë që të qëndrojnë në krye të detyrës dhe të mos ndikohen, sipas tij, nga “urdhra politikë” gjatë protestave të opozitës.

Berisha deklaroi se të rinjtë ishin “forca dhe energjia” e protestës së 10 shkurtit, duke i cilësuar ata si “tmerri i narko-regjimit”. Ai i inkurajoi të angazhohen në jetën politike si një mision në mbrojtje të vendit.

Kreu i PD dënoi atë që e quajti dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të rinjve të shoqëruar në komisariate, si edhe tensionet në Parlament. Ai paralajmëroi se nuk do të tolerohet asnjë keqtrajtim ndaj qytetarëve dhe adoleshentëve gjatë protestave.

Berisha u shpreh gjithashtu se çdo veprim i paligjshëm ndaj protestuesve do të përballet me reagim dhe përgjegjësi ligjore, duke theksuar se policia duhet të zbatojë ligjin dhe jo, sipas tij, urdhra që bien ndesh me të drejtat e qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related