Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur këtë të hënë në një ceremoni zyrtare në Prishtinë nga homologu i tij, Albin Kurti, qeveria e të cilit u konfirmua vetëm pak ditë më parë.
Vizita e Ramës zhvillohet në prag të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, dhe konsiderohet një moment simbolik për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Rama zhvilloi një takim edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai mbajti gjithashtu një fjalim ku u ndal te zhvillimet që lidhen me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Vizita vjen në një moment të ndjeshëm politik për Kosovën, ndërsa pritet që bashkëpunimi mes dy qeverive të thellohet më tej në fusha me interes të përbashkët.
