Tmerr në Greqi/ Rruga shembet papritur dhe “gëlltit” makinën, shoferi shpëton për pak sekonda

Data

Një incident i rrezikshëm është regjistruar në Greqi, ku një pjesë e rrugës u shemb papritur, duke krijuar një gropë të madhe dhe duke rrezikuar jetën e një drejtuesi mjeti që po kalonte në atë moment.

Sipas raportimeve, asfalti nisi të çahej ndërsa automjeti ndodhej shumë pranë zonës së dëmtuar. Shoferi përjetoi momente paniku, teksa rruga po hapej para dhe pas tij.

“Gurët po binin para meje dhe pas meje dhe rruga po hapej. Makina po kthehej, zbrita menjëherë. Si me magji, u ndal dhe unë u hodha nga sedilja e pasagjerit. Kur hapa derën, kjo ndihmoi që makina të mos përmbysej. Më vonë arritëm ta nxjerrim”, rrëfeu ai për mediat lokale.

Automjeti përfundoi pjesërisht brenda gropës së krijuar, por fatmirësisht shoferi arriti të dalë në kohë dhe nuk pësoi lëndime të rënda.

Pas ngjarjes, autoritetet vendore vendosën mbylljen e menjëhershme të segmentit rrugor për arsye sigurie. Trafiku po devijohet përmes akseve alternative, ndërsa ekipet teknike po punojnë për të vlerësuar dëmet dhe për të stabilizuar zonën.

Ngjarja ka ngritur shqetësime mbi sigurinë e infrastrukturës rrugore, ndërsa hetimet për shkaqet e shembjes vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related