Spitali i Lushnjës kundërshton akuzat për bombolat e oksigjenit: Nuk ka pasur incidente, pajisjet janë funksionale

Data

Pas deklaratave të deputetit të PD-së, Saimir Korreshi, mbi sigurinë e bombolave të oksigjenit në Spitalin Rajonal të Lushnjës, ka reaguar drejtoria e spitalit përmes një deklarate të shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas sqarimit zyrtar, dokumentacioni i përmendur nga deputeti i referohet një periudhe përpara 31 dhjetorit 2024 dhe nuk ka pasur asnjë incident të regjistruar që të ketë rrezikuar jetën e pacientëve apo të personelit mjekësor.

Drejtoria bën të ditur se, ndonëse reparti i oksigjenit nuk ka një pozicion formal përgjegjësie në organikë, për nevoja organizative është ngarkuar një punonjës teknik me arsim përkatës. Po ashtu, theksohet se fikëset e zjarrit janë të instaluara dhe funksionale, ndërsa furnizimi me bombola oksigjeni kryhet nga operatori kontraktues, i cili mban përgjegjësi për gjendjen teknike të tyre.

Sipas deklaratës, deri më tani nuk është regjistruar asnjë avari teknike apo shpërthim në repartin e gazeve mjekësore. Zhvendosja e pavijoneve në kuadër të rikonstruksionit, thuhet më tej, është realizuar sipas një plani të miratuar dhe në përputhje me standardet teknike, me dijeni të Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, deputeti Korreshi ka deklaruar se është vënë në dijeni të dokumenteve dhe relacioneve të punonjësve të repartit të oksigjenit, ku sipas tij evidentohen mangësi serioze në kushtet e sigurisë teknike. Ai i referohet një shkrese të datës 13 dhjetor 2024, në të cilën specialistët paralajmërojnë për rrezik maksimal dhe mundësi katastrofe për shkak të kushteve në repart.

Spitali shprehet i hapur për çdo verifikim nga autoritetet kompetente, duke theksuar angazhimin për garantimin e sigurisë së pacientëve dhe stafit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related