“Europë, jo narkoshtet”/ Shqiptarët në Milano paralajmërojnë protestë kundër qeverisë Rama

Data

Një grup shqiptarësh që jetojnë dhe punojnë në Itali kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste më 22 shkurt në Milano, nën moton “Europë, jo narkoshtet”, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Sipas organizatorëve, protesta synon të denoncojë situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri, duke përmendur emigrimin masiv të qytetarëve ndër vite dhe akuzat për korrupsion në nivelet e larta të qeverisjes. Ata theksojnë se shumë shqiptarë janë detyruar të largohen nga vendi për shkak të mungesës së mundësive dhe klimës politike.

Në reagimet e tyre, organizatorët përmendin gjithashtu denoncimet e bëra nga ish-zyrtarë të lartë lidhur me abuzime financiare, si dhe zhvillimet e fundit që lidhen me hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme ndaj zyrtarëve të qeverisë.

Protesta pritet të zhvillohet në qendër të Milanos dhe, sipas njoftimeve në rrjetet sociale, synon të mbledhë shqiptarë nga qytete të ndryshme të Italisë. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se aktiviteti do të jetë paqësor.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga qeveria shqiptare lidhur me këtë nismë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related