Humb jetën 23-vjeçari në Librazhd, u dëmtua gjatë riparimit të makinës

Data

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd, ku një 23-vjeçar ka humbur jetën pasi u dëmtua aksidentalisht gjatë riparimit të automjetit të tij në një servis.

Sipas informacionit zyrtar, i riu me inicialet L.D. është transportuar me urgjencë në spitalin e Librazhdit, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Dyshohet se incidenti ka ndodhur në momentin kur 23-vjeçari po punonte mbi mjetin në servisin e një shtetasi me inicialet I.P. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin ligjor të tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related