Denoncimi për Spitalin e Lushnjes, kërkohet hetim për sigurinë në repartin e oksigjenit

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si një situatë të rrezikshme në Spitalin e Lushnjes, duke kërkuar hetim të menjëhershëm nga organet ligjzbatuese dhe ndërhyrje nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas tij, dokumente dhe relacione të brendshme të repartit të gazeve mjekësore evidentojnë mungesë të theksuar të kushteve të sigurisë teknike. Në një shkresë të datës 13 dhjetor 2024, specialistët paralajmërojnë për rrezik maksimal dhe mundësi për pasoja të rënda për shkak të problematikave në repartin e oksigjenit.

Në dokumente përmenden incidente të mëparshme, përfshirë shpërthime bombulash dhe dëmtime në rrjetin shpërndarës, ku sipas pretendimeve është rrezikuar jeta e punonjësve. Gjithashtu, janë ngritur shqetësime për mungesë pajisjesh kundër zjarrit dhe për ruajtjen e bombulave jashtë standardeve të sigurisë teknike.

Deputeti thekson se, ndonëse ndaj përgjegjësit të repartit janë marrë më herët masa disiplinore, ai është riemëruar në detyrë gjatë vitit 2025, çka sipas tij shton pikëpyetjet mbi menaxhimin dhe kontrollin e situatës.

Korreshi ka bërë thirrje për një hetim të plotë dhe transparent, me qëllim verifikimin e pretendimeve dhe garantimin e sigurisë për stafin mjekësor dhe pacientët e spitalit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related