Marina Franceze ka sekuestruar 2.4 ton kokainë në ujërat e Polinezisë gjatë një operacioni të përbashkët me autoritetet amerikane.
Konfiskimi u realizua të enjten në det të hapur, me mbështetjen e një avioni ushtarak, ku në bordin e anijeve u gjetën rreth 100 pako me lëndë narkotike. Me këtë operacion, sasia e drogës së kapur në ujërat polineziane brenda një muaji ka shkuar në afro 12 tonë.
Sipas mediave, droga nuk ishte e destinuar për tregun francez, por transportohej nga vendet prodhuese në Amerikën Latine drejt tregjeve të konsumit ndërkombëtar.
Gjatë vitit 2025, Marina Franceze ka sekuestruar në total 87.6 ton drogë në operacione ndërkombëtare, prej të cilave 58 ton ishin kokainë – shifra rekord për autoritetet franceze dhe evropiane.
