Fituesja e “Big Brother VIP Albania” 3, Egla Ceno, ka reaguar pas batutave të shkëmbyera mes Luiz Ejllit dhe Julian Dedës në një emision televiziv.
Gjatë intervistës, Luiz Ejlli bëri një koment me humor lidhur me faktin që Juli u mund nga Egla në reality show, ndërsa aktori iu përgjigj me një tjetër batutë, duke e krahasuar situatën me fitues të tjerë të edicionit. Deklaratat u përhapën shpejt në rrjet, duke nxitur reagime.
Në një postim në Instastory, Egla Ceno u shpreh se nuk e shqetëson përballja me batuta, por mënyra si, sipas saj, minimizohet suksesi i një gruaje.
“Unë do merresha jo me dy burra por edhe me 200 njëherësh… por jam duke bërë teatër, film dhe gjëra të zakonshme të jetës,” shkroi ajo, duke shtuar se problemi nuk qëndron te fitorja, por te perceptimi i suksesit.
Në fund, ajo ironizoi situatën me frazën:
“Jeni më të frikshëm juve se gratë e lagjes kur mblidhen për të folur për komshien e re.”
Reagimi i saj ka ndezur debat në rrjetet sociale, mes atyre që e mbështesin dhe atyre që e shohin situatën si pjesë të humorit mes personazheve publikë.
