Tragjedi në Budapest, zjarri në një ndërtesë lë 3 viktima dhe disa të plagosur

Data

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një ndërtesë dykatëshe në zonën Budakeszi, rreth 8 kilometra në perëndim të Budapestit, duke shkaktuar tre viktima dhe disa të plagosur.

Trupat e dy burrave dhe një gruaje u gjetën nën çatinë e shembur të godinës. Sipas autoriteteve, 27 persona u evakuuan nga ekipet e shpëtimit, ndërsa nga ndërtesa u hoqën edhe tre bombola gazi.

Mbi 50 zjarrfikës profesionistë dhe vullnetarë morën pjesë në operacionin për shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit.

Bilanci paraprak flet për 15 persona me lëndime të lehta, tre të plagosur rëndë dhe katër në gjendje kritike në spital. Dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një furnizim i paligjshëm me gaz, ndërsa hetimet vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related