Arrestohen dy kontraktorë pas vdekjes së 50-vjeçarit nga skela në Berat

Data

Policia e Beratit ka arrestuar dy persona një ditë pas vdekjes së 50-vjeçarit Pëllumb Mollaj, i cili humbi jetën pasi ra nga një skelë gjatë rikonstruksionit të një banese në lagjen Uznovë.

Në pranga janë vënë shtetasit me iniciale E. Z., 40 vjeç dhe L. T., 43 vjeç, ky i fundit pronar i banesës. Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Sipas policisë, dy të arrestuarit kishin nënkontraktuar viktimën për punimet në çati, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related