Adea Pirdeni: Drejtësia digjitale funksionale brenda 2027

Data

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, deklaroi se brenda vitit 2027 do të vihet në jetë sistemi i drejtësisë digjitale në Shqipëri, si pjesë e procesit të negociatave me Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së saj në konkursin ndërkombëtar për Qendrën e Drejtësisë, ajo theksoi se vendi ka hapur 38 kapituj negociatash në më pak se 13 muaj dhe se objektivi është mbyllja e procesit deri në dhjetor 2027.

Sipas Pirdenit, Komisioni Europian kërkon përmirësime konkrete në infrastrukturën gjyqësore, duke përfshirë:

•modernizimin e sallave të gjyqit,

•ruajtjen e arkivave,

•garantimin e infrastrukturës teknologjike për transparencë në procese.

Ajo bëri të ditur se për vitin 2026 është parashikuar një shtesë buxhetore prej 500 milionë lekësh për sistemin e drejtësisë, ndërsa që nga nisja e reformës në drejtësi mbështetja financiare arrin në 1.6 miliardë lekë.

Qeveria, sipas saj, do të vijojë të mbështesë modernizimin e sistemit, me fokus të veçantë te infrastruktura digjitale dhe përmirësimi i kushteve në Gjykatën e Apelit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related