Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me çështjen e Jeffrey Epstein, pas publikimit të miliona dokumenteve nga dosja hetimore.
Sipas raportimeve të Sky News, janë bërë publike emaile që tregojnë se Epstein i kishte kërkuar stafit të tij të instalonte kamera të fshehta në banesën e tij në Palm Beach, Florida.
Në një email të datës 5 shkurt 2014, ai shkruante: “Le të marrim tre kamera të fshehta me detektim lëvizjeje, ato të regjistrojnë, faleminderit.” Vetëm pak orë më vonë, bashkëpunëtori i tij i përgjigjej se kamera me sensor lëvizjeje ishte blerë në një dyqan në Fort Lauderdale dhe se po mendonte për mënyrën e instalimit. Në komunikim përmendej se pajisjet do të vendoseshin të fshehura në kuti Kleenex.
Sipas mediave ndërkombëtare, një pjesë e materialeve filmike dyshohet se janë regjistruar në zyrën e Epstein në rezidencën e tij në Florida.
