Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të shkurtra kthjellimesh, kryesisht pas mesdite.
Reshjet e shiut do të jenë të pranishme që në orët e para të mëngjesit në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët. Në zonat perëndimore dhe jugperëndimore priten herë pas here shtrëngata afatshkurtra. Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë sporadike, kryesisht në zonat malore.
Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë vendin.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe malore mund të arrijë deri në 15 m/s. Në det parashikohet valëzim i forcës 2-4 ballë.
