Zvicra voton më 14 qershor për kufirin 10 milionë banorë

Data

Zvicra do t’i drejtohet referendumit më 14 qershor për të vendosur nëse popullsia e vendit duhet të kufizohet në maksimum 10 milionë banorë. Qeveria konfirmoi se iniciativa do t’i nënshtrohet votimit sipas sistemit të demokracisë së drejtpërdrejtë.

Aktualisht, popullsia e vendit alpin ka kaluar 9.1 milionë banorë dhe është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, kryesisht për shkak të imigracionit. Partia Popullore Zvicerane (SVP), e cila ka propozuar nismën “Jo një Zvicre 10 milionëshe”, argumenton se rritja e shpejtë e popullsisë po ushtron presion mbi tregun e banesave, shërbimet publike dhe standardin e jetesës.

Nëse iniciativa miratohet, autoritetet do të detyrohen të ndërmarrin masa kufizuese sapo popullsia e përhershme të kalojë 9.5 milionë banorë. Në rast se numri tejkalon 10 milionë, Zvicra do të duhet të rishikojë marrëveshjen e lëvizjes së lirë me Bashkimin Evropian.

Qeveria dhe shumica e partive parlamentare e kundërshtojnë propozimin, duke paralajmëruar pasoja ekonomike dhe rrezikim të marrëdhënieve me BE-në. Edhe organizatat e biznesit kanë shprehur shqetësim, duke theksuar se mungesa e fuqisë punëtore të huaj mund të dëmtojë konkurrueshmërinë e vendit.

Megjithatë, sondazhet e fundit tregojnë se opinioni publik mbetet i ndarë, me një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve që mbështesin vendosjen e kufirit demografik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related