“Janë regjistruar ministra e gjyqtarë”, Berisha: Në videot e AKSHI ka krime të rënda dhe porosi vrasjesh

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë deklarata të forta lidhur me çështjen e AKSHI-t dhe hetimet që lidhen me regjistrimet e përfolura të biznesmenit Ergys Agasi.

Nga Kuvendi, Berisha u shpreh se sipas tij, materialet e regjistruara përmbajnë të dhëna për krime të rënda, përfshirë edhe porosi vrasjesh, duke i cilësuar ato si “rezervuar krimesh monstruoze”. Ai pretendoi se në këto regjistrime përfshihen emra ministrash, gjyqtarësh, prokurorësh dhe zyrtarësh të lartë.

Sipas Berishës, ajo që është bërë publike deri tani është vetëm “maja e ajsbergut”, ndërsa shtoi se ka informacione të tjera, por nuk mund t’i bëjë publike për të mos devijuar, sipas tij, diskursin politik.

Ai përmendi gjithashtu dëshmi që, sipas tij, janë dhënë nga persona të përfshirë në çështje, duke theksuar se hetimet duhet të zbardhin plotësisht përmbajtjen e këtyre regjistrimeve dhe përgjegjësit eventualë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related