Tenton grabitjen me kallash në Tiranë, policia e kap me para në çantë

Data

Një tentativë grabitjeje me armë zjarri është regjistruar mesditën e sotme në kryeqytet, ku 58-vjeçari Bardhyl Fusha ka hyrë i armatosur në ambientet e një banke të nivelit të dytë.

Sipas informacionit paraprak, ai është futur në bankë me një kallashnikov dhe një çantë me vete. Menjëherë pas hyrjes, ka qëlluar një herë në dysheme për të krijuar panik, ndërsa më pas është drejtuar drejt sporteleve, ku ka arritur të marrë një sasi parash, të cilat janë gjetur më pas në çantën e tij.

Një qytetar ka njoftuar menjëherë policinë dhe patrullat kanë mbërritur brenda pak minutash në vendngjarje. Autori është arrestuar teksa po dilte nga dera e bankës, ndërsa arma e zjarrit dhe shuma e parave janë sekuestruar si prova materiale.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related