Përplasje në Kuvend/ Balla propozon deklaratë për UÇK-në, i drejtohet ashpër Berishës

Data

Seanca plenare është shoqëruar me debate të forta pasi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi që Kuvendi të miratojë një deklaratë të përbashkët lidhur me zhvillimet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Balla kërkoi që Komisioni i Politikës së Jashtme të përgatisë me urgjencë një qëndrim zyrtar të Parlamentit shqiptar.

“Të ngarkojmë zotin Shehu dhe Hasani në Komisionin e Politikës së Jashtme për të përgatitur me urgjencë një deklaratë të Kuvendit për t’i bërë të qartë Hagës se Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të pranojnë baltën e hedhur mbi luftën çlirimtare të popullit të Kosovës,” u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij, Balla iu drejtua ashpër kreut të opozitës, duke e akuzuar për qëndrime të mëparshme në raport me Serbinë dhe duke i kërkuar të lirojë foltoren.

Debati në sallë vijoi me tensione, në një klimë të ndezur politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related