Mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe rënie temperaturash

Data

Kjo e enjte karakterizohet nga mot kryesisht i vranët dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat jugore reshjet do të jenë herë pas here në formën e shtrëngatave afatshkurtra, ndërsa në veri dhe përgjatë ultësirës perëndimore priten intervale me reshje me intensitet të ulët deri mesatar.

Në zonat malore, veçanërisht në Alpe dhe në verilindje–juglindje, priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

Temperaturat maksimale luhaten rreth 14–15°C, ndërsa minimalet zbresin deri në 6–9°C. Era do të fryjë nga juglindja dhe jugu me shpejtësi mesatare, më e fortë përgjatë bregdetit dhe në lugina.

Fundjava parashikohet me reshje më të shpeshta, ndaj rekomandohet kujdes në lëvizje, sidomos në zonat me terren të vështirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related