Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se disa deputetë pritet të kallëzohen penalisht në SPAK në lidhje me zhvillimet e fundit dhe tensionet gjatë protestës.
Në një intervistë televizive, Karamuço komentoi deklaratat e Sali Berishës lidhur me Sokol Bizhgën dhe ngjarjet e vitit 1997. Sipas tij, përgjegjësia për dislokimin e forcave në Sarandë në atë kohë nuk i takon Bizhgës, por ishte një urdhër zinxhiri komandues, që sipas tij përfshinte drejtues të lartë të kohës.
Ai theksoi se ngjarja ku Bizhga mbeti i plagosur nuk e bën atë fajtor, por përkundrazi, e paraqet si person që ka zbatuar urdhrat në një situatë të rëndë sigurie.
Karamuço shtoi se, sipas informacioneve që disponon, policia po përgatit referime dhe kallëzime penale në SPAK ndaj disa deputetëve për rolin e tyre në përshkallëzimin e situatës, duke paralajmëruar një zhvillim të ri në planin ligjor pas përplasjes politike.
