Diplomati amerikan takim me SPAK, theksi te lufta kundër krimit të organizuar

Data

Drejtori për Europën dhe Azinë në Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Departamentin Amerikan të Shtetit, Mark Tervakoski, zhvilloi një seri takimesh me përfaqësues të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri, përfshirë drejtues të SPAK.

Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve. Sipas njoftimit, SHBA mbetet e angazhuar për të ofruar mbështetje me mjete, aftësi dhe bashkëpunim për partnerët që ndajnë të njëjtin angazhim në garantimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related