Lëkundje tërmeti janë regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në vendin tonë. Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 11 kilometra nga qyteti i Gjirokastrës.
Forca e lëkundjeve është regjistruar me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter. Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.
Një ditë më parë, një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter goditi jugun e Kosovës, shumë pranë kufirit me Shqipërinë, duke u ndjerë edhe në disa qytete të vendit tonë.
