Berisha-Ramës: “Shporru! Zgjedhje me ty nuk ka”

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se qytetarët shqiptarë po dalin në protestë sepse kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke theksuar se sipas tij kjo nuk mund të realizohet me Edi Ramën në krye të qeverisë.

Në një dalje për mediat, Berisha u shpreh se opozita nuk do të lejojë më, siç e cilësoi ai, farsë elektorale. Ai akuzoi kryeministrin se synon të manipulojë procesin zgjedhor, por paralajmëroi se kjo nuk do të ndodhë.

“Ai me farsën mburret, por s’do të ketë më tjetër. Shqipëria do të ketë zgjedhje. Ky popull është në këmbë se do që të ketë zgjedhje. Ai mendon se do të ketë farsë elektorale. Por ne i themi: shporru, se shqiptarët s’duan më farsë. Duan zgjedhje dhe zgjedhje me ty nuk ka!”, u shpreh Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related