Vijojnë masat e ftohta dhe të thata nga verilindja e kontinentit ndikimin e tyre në të gjithë Republikën e Kosovës, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe të ftohtë. Por orët e pasdites sjellin kalime vranësirash të lehta në territorin e Kosovës, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore. Problematike do të jenë ngricat në akset rrugore për shkak të temperaturave disa gradë nën zero në të gjithë Kosovën.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga minimalja -5°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 9 °C. Era do të fryjë mesatare por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët por relativisht i ftohtë të jenë prezent gjatë paradites në të gjithë territorin. Herë pas here priten vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit ku më të fokusuara priten në zonat zonat veriore dhe verilindore.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut por pa reshje. Për sa i përket temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga minimalja -4°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 11°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.

Europa

Ishujt Britanikë si edhe pjesërisht Qendra e kontinentit do të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dendura të shiut, herë pas here priten edhe mini-stuhi të forta ere, situatë kjo si pasojë e prezencës së një qendre ciklonare e zhvilluar në veri-veriperëndim të Europës.

Po ashtu vranësira, reshje dëbore si edhe stuhi të forta ere do të ketë në gadishulli Skandinav si edhe Europën Lindore ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të ulëta paraqiten Europa Jugperëndimore, rajoni i Mesdheut si edhe Juglindja e kontinentit.