Media turke: Mijëra protestues në Tiranë mes akuzave për korrupsion dhe përplasjeve me policinë

Data

Agjencia shtetërore turke e lajmeve ka raportuar për protestën e zhvilluar në Tiranë, ku mijëra qytetarë dolën në rrugë për të kundërshtuar qeverinë mes akuzave për korrupsion.

Sipas raportimit, demonstruesit u mblodhën përpara godinës së Kryeministrisë pas thirrjes së Partisë Demokratike, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë protestës u hodhën molotovë, fishekzjarre dhe sende të forta në drejtim të godinës, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën.

Përplasje u regjistruan edhe pranë godinës së Parlamentit, ku forcat e sigurisë u përballën me protestuesit. Si pasojë e incidenteve, disa persona mbetën të plagosur, kryesisht nga efektet e gazit lotsjellës dhe përplasjet fizike.

Raporti thekson se demonstruesit kërkuan gjithashtu dorëheqjen e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila më herët ishte pezulluar për akuza për korrupsion dhe më pas ishte rikthyer në detyrë.

Gjatë protestës u dislokuan qindra efektivë policie, ndërsa disa rrugë në kryeqytet u mbyllën për qarkullimin. Sipas medias turke, protestat antiqeveritare në Shqipëri kanë vijuar edhe në muajt e fundit, me opozitën që ka paralajmëruar vazhdimin e tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related