E mërkura me reshje dhe shtrëngata, dëborë në zonat malore

Data

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe gjatë së mërkurës, me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit, nga orët e para të ditës deri në mesditë priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në shumicën e vendit, ndërsa në zonën veriperëndimore reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

Gjatë orëve të pasdites dhe kryesisht në mbrëmje, përgjatë ultësirës perëndimore dhe në jug të vendit, reshjet pritet të fitojnë intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Ndërkohë, në pjesën tjetër të territorit reshjet do të mbeten me intensitet të ulët.

Në zonën e Alpeve si dhe në relievet e larta malore në verilindje dhe juglindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore herë pas here mund të arrijë deri në 17 m/sek.

Në detin Adriatik dhe Jon pritet valëzim i forcës 3-4 ballë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related