Xhetani: Arsimi është përbuzur, durimi përballë padrejtësisë ka mbaruar

Data

Në nisje të protestës kombëtare të Partisë Demokratike, nënkryetarja e Forumit Rinor të PD-së, Desada Xhetani, mbajti një fjalim të fortë kundër qeverisë, duke e akuzuar për braktisjen e arsimit dhe rinisë shqiptare.

Xhetani theksoi se studentët sot nuk kanë luksin të mendojnë vetëm për studimet, pasi përballen me kosto të papërballueshme jetese, qira të larta, ushqim të shtrenjtë dhe pamundësi ekonomike të familjeve për t’i mbështetur. Ajo u shpreh se përfaqëson një brez të rritur mes varfërisë dhe emigrimit masiv.

Sipas saj, qeveria ka dështuar për 13 vite rresht ndaj rinisë, arsimit, prindërve dhe pensionistëve, duke i mbajtur qytetarët në pritje të pafundme me justifikime boshe. Xhetani theksoi se durimi i gjatë përballë padrejtësisë nuk është virtyt, por dorëzim.

“Punësimi sot nuk bazohet më në meritë, por në lidhje politike. Të rinjtë nuk pyeten çfarë dinë, por kë njohin,” deklaroi ajo, duke shtuar se kjo ka shkatërruar besimin e brezit të ri te shteti dhe institucionet.

Në fjalën e saj, Xhetani u shpreh se arsimi është i përbuzur nga qeveria pikërisht sepse prodhon mendim kritik, ndërsa analfabetizmi politik, sipas saj, i shërben pushtetit për të ruajtur kontrollin.

“Një qeveri që ka frikë nga mendimi kritik, ka frikë nga rinia. Dhe sot rinia është këtu për të mos heshtur më,” përfundoi ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related