Debate të forta u shënuan në Komisionin e Ekonomisë, ku deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u përplas ashpër me deputetin socialist Erion Braçe lidhur me premtimin e parealizuar për uljen e TVSH-së për produktet bazë të shportës ushqimore.
Gjatë fjalës së tij, Blushi akuzoi mazhorancën për mashtrim elektoral, duke kujtuar se ulja e TVSH-së për ushqimet ishte një premtim i bërë që në vitin 2013, por që nuk është zbatuar as pas 13 vitesh në pushtet. Ai kërkoi ndjesë publike nga Partia Socialiste ndaj qytetarëve, veçanërisht pensionistëve, për dështimin e këtij premtimi.
Sipas Blushit, ulja e TVSH-së nga 20% në 5% për produktet bazë nuk është thjesht një masë fiskale, por një akt social dhe moral, që do të ndihmonte drejtpërdrejt familjet në nevojë dhe shtresat më të prekura nga rritja e çmimeve. Ai theksoi se për pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta, ushqimet bazë janë shpenzimi më jetik, veçanërisht në kushtet e rritjes së inflacionit.
Deputeti opozitar akuzoi qeverinë se ka favorizuar bizneset e mëdha, oligarkët dhe investimet luksoze, duke ofruar përjashtime nga TVSH-ja për resorte, jahte dhe projekte të mëdha ndërtimi, ndërsa ka refuzuar të ndërhyjë për lehtësimin e kostos së jetesës për qytetarët e zakonshëm.
Blushi kritikoi gjithashtu dhënien e tokave publike me çmime simbolike për projekte turistike dhe kulla shumëkatëshe, duke theksuar se ndërkohë shqiptarët paguajnë ushqimet bazë deri në 50% më shtrenjtë krahasuar me disa vende të Bashkimit Europian.
Në përfundim, ai i bëri thirrje Kuvendit të miratojë projektligjin për uljen e TVSH-së së produkteve bazë të shportës ushqimore, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për të mbrojtur fuqinë blerëse të qytetarëve dhe për t’u garantuar atyre një jetë më dinjitoze.