Berisha: Rama me “fustanin” e Ballukut në Bruksel

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është thirrur në Bruksel për t’u përballur me qëndrimet e tij antikushtetuese lidhur me çështjen e Belinda Ballukut dhe ndërhyrjet ndaj drejtësisë. Sipas Berishës, Rama ka udhëtuar drejt kryeqytetit europian jo si kryeministër i Shqipërisë, por si “avokat i turpshëm i Ballukut”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama është thirrur nga kreu i Këshillit të Bashkimit Europian për t’i komunikuar qëndrimin e prerë të BE-së ndaj përpjekjeve për të bllokuar drejtësinë dhe për të mbrojtur zyrtarë të lartë të akuzuar për korrupsion.

“Rama shkon në Bruksel me fustanin e Lubi Ballukut. Shkon si avokat i saj dhe për të mbrojtur veten. Në Bruksel dhe në të gjitha kryeqytetet europiane është kuptuar tashmë se Rama është autori real i aferave të Ballukut. Është kuptuar se Rama është Ergys Agasi”, u shpreh Berisha.

Sipas kreut të opozitës, qëndrimet e Ramës ndaj Gjykatës Kushtetuese, SPAK-ut dhe GJKKO-së përbëjnë një grusht shteti institucional dhe rrezikojnë seriozisht procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

“Qëndrimi i tij është aq i rëndë, sa rrezikon zhbërjen e procesit të integrimit dhe kthimin e Shqipërisë pas në vitin 1992”, tha Berisha, duke shtuar se Bashkimi Europian nuk do të tolerojë ndërhyrje politike në drejtësi dhe mbrojtjen e korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit.

Berisha theksoi se mbrojtja publike që Rama po i bën Ballukut tregon frikën e tij nga hetimet dhe dosjet që, sipas tij, lidhen drejtpërdrejt me kryeministrin. Ai paralajmëroi se çdo përpjekje për të penguar drejtësinë do të ketë pasoja të rënda politike dhe ndërkombëtare për vendin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related