Trafik armësh nga Kosova, arrestohet 27-vjeçari me 12 pistoleta Glock

Data

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar nga Kosova, i akuzuar për trafikim armësh drejt Shqipërisë. Gjatë operacionit policor të koduar “Barriera”, u sekuestruan gjithsej 12 pistoleta të tipit Glock, së bashku me municion luftarak, të cilat dyshohet se do të shiteshin në zonën e Freskut.

I arrestuari, Dukagjin Berisha, u ndalua në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, teksa udhëtonte me automjetin e tij tip “Volkswagen”. Gjatë kontrollit të mjetit, policia gjeti të fshehura nën kofanon 10 pistoleta, ndërsa dy armë të tjera u sekuestruan në vijim të hetimeve, duke e çuar totalin në 12 armë zjarri.

Operacioni u finalizua pas disa javësh hetime me metoda proaktive, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Sipas hetimeve paraprake, armët do të përdoreshin për tregti të paligjshme në kryeqytet.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik armësh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related