GJK la në fuqi pezullimin e Ballukut, Rama sulmon gjyqtarët: “S’gjetën forcën të mos lejojnë marrjen peng të qeverisë”

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një precedent të rrezikshëm dhe të panjohur në vendet demokratike.

Gjatë podcastit të tij “Flasim”, Rama deklaroi se Gjykata Kushtetuese “nuk gjeti forcën” për të ndalur, sipas tij, marrjen peng të qeverisë përmes një mekanizmi të pazakontë, duke iu referuar pezullimit të një anëtareje të kabinetit në fazë paraprake dhe në një seancë të mbyllur.

Ai e quajti këtë praktikë një “budallallëk botëror” dhe akuzoi Gjykatën Kushtetuese se shmangu dhënien e një vendimi të qartë, duke krijuar paqartësi institucionale dhe konflikt mes pushteteve. Rama theksoi se Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe se masa e pezullimit nuk bazohet në një gjykim përfundimtar.

Sipas kryeministrit, kjo mënyrë veprimi e drejtësisë së re rrezikon pavarësinë e Parlamentit dhe krijon një precedent që nuk ekziston në asnjë vend tjetër demokratik. Ai paralajmëroi se qeveria do ta vijojë këtë betejë institucionale, duke e konsideruar të domosdoshme për funksionimin normal të shtetit.

Në përmbyllje, Rama u shpreh se përpjekjet për shtetin ligjor dhe integrimin europian nuk do të ndalen dhe se mazhoranca që ai drejton mbetet, sipas tij, garanti i vetëm i kësaj rruge.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related