Media britanike: Shqiptarët në Angli përdorin TikTok për të shmangur kontrollet e emigracionit

Data

Një artikull i medias britanike The Telegraph hedh dritë mbi përdorimin e rrjetit social TikTok nga disa shqiptarë në Angli, të cilët, sipas raportimit, publikojnë video me këshilla për punëtorët e paligjshëm se si të shmangin ndalimet nga autoritetet e emigracionit.

Sipas shkrimit, në këto video jepen udhëzime konkrete se si personat pa dokumente duhet të sillen gjatë kontrolleve, duke u sugjeruar të mos u përgjigjen pyetjeve të oficerëve, t’i filmojnë ata dhe të refuzojnë dhënien e informacionit për punëdhënësit.

Një nga videot e përmendura paralajmëron emigrantët të jenë të përgatitur për kontrolle, të kenë një “plan daljeje” dhe të mos japin detaje që mund t’i implikojnë. Kontrollimet krahasohen me operacione të ngjashme të emigracionit në Shtetet e Bashkuara.

Artikulli thekson se edhe pse numri i shqiptarëve që hyjnë në Britani me varka të vogla ka rënë ndjeshëm që nga viti 2022, emigracioni i paligjshëm vazhdon përmes rrugëve të tjera, si transporti me kamionë.

Sipas të dhënave zyrtare, autoritetet britanike kanë kryer një numër rekord ndalimesh gjatë vitit 2025, me mijëra punëtorë të paligjshëm të identifikuar, veçanërisht në sektorin e restoranteve dhe kafeneve. Një pjesë e tyre janë deportuar, ndërsa të tjerët ndodhen në proces verifikimi.

Raportimi ka hapur debat në Britani mbi rolin e rrjeteve sociale në lehtësimin e shmangies së ligjit dhe mbi mënyrat se si platformat online përdoren për të ndarë informacione të ndjeshme për emigracionin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related