Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në një park argëtimi në Indi, ku shembja e një pajisjeje gjatë funksionimit ka shkaktuar humbjen e një jete dhe plagosjen e të paktën 13 personave.
Sipas autoriteteve, në momentin e aksidentit rreth 20 persona ndodheshin mbi pajisjen argëtuese. Të plagosurit u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa disa prej tyre raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë.
Viktima ishte një punonjës policie, i cili ndodhej pranë pajisjes në çastin e shembjes. Një pjesë e strukturës e zuri poshtë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe kanë paralajmëruar masa të rrepta ndaj operatorit përgjegjës të pajisjes, për shkelje të rregullave të sigurisë.
