Kryeinspektori i Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi në Elbasan është arrestuar në flagrancë pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, rreth orës 15:47, punonjësi i MZSH-së, jashtë orarit të shërbimit, u ndalua nga policia rrugore në aksin Cërrik–Elbasan. Pas testimit me alkooltest, ai rezultoi pozitiv me nivel 0.87 mg/l alkool në gjak, mbi normën e lejuar.
Në këto kushte, AMP kreu arrestimin e tij për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore.
