Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një motor elektrik është përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Policia po kryen veprimet e nevojshme për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa qarkullimi në zonë është normalizuar pas ndërhyrjes së autoriteteve.
