Berisha: Rama e mban pas Ballukun, prej dy muajsh po fabrikon dhe gris dokumente

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër Gjykatën Kushtetuese dhe kryeministrin Edi Rama për zvarritjen e vendimit lidhur me pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Gjatë një deklarate publike, Berisha tha se Kushtetuesja mbajti për rreth dy muaj çështjen e Ballukut pa marrë një vendim përfundimtar, duke zhvilluar disa seanca pa rezultat, gjë që sipas tij i ka dhënë kohë ministres të manipulojë prova.

Sipas Berishës, gjatë kësaj periudhe Balluku ka pasur mundësinë të “fabrikojë dhe të grisë dokumente”, ndërsa e gjithë kjo, sipas tij, ka ndodhur sepse pas saj qëndron drejtpërdrejt kryeministri Rama.

“Vetëm se ajo është Edi Rama. Më hajdute se ajo nuk ka, por qëndron Rama pas saj”, u shpreh Berisha, duke akuzuar kryeministrin se po përdor pushtetin për të mbrojtur bashkëpunëtoren e tij më të afërt.

Kreu i PD tha gjithashtu se trajtimi i kësaj çështjeje ka qenë i pazakontë dhe i padrejtë krahasuar me qytetarët e zakonshëm, të cilët ndjekin një rrugë të gjatë gjyqësore, ndërsa sipas tij, rasti i Ballukut është mbajtur drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese për dy muaj.

Berisha deklaroi se Rama është i gatshëm të sakrifikojë edhe procesin e integrimit europian për të shmangur përballjen me drejtësinë, duke shtuar se në Bruksel janë diskutuar skenarë të rëndë ndëshkues për Shqipërinë për shkak të ndërhyrjeve në drejtësi.

Sipas tij, kjo situatë tregon se qeveria po bën gjithçka për të bllokuar hetimet dhe për të mbrojtur korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related