Pezullimi i Ballukut u vulos në Kushtetuese, ja gjyqtarët që i thanë “JO” Ramës (EMRAT)

Data

Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, pas një votimi të ndarë që rrëzoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama për heqjen e masës së sigurisë.

Vendimi u mor pas një seance maratonë, ku gjyqtarët u ndanë 4 me 4, duke bërë që, për shkak të mungesës së shumicës së cilësuar prej 5 votash, kërkesa e Kryeministrit të rrëzohet automatikisht dhe të mbetet në fuqi vendimi i GJKKO-së.

Gjyqtarët që votuan KUNDËR kërkesës së Ramës

Katër gjyqtarët që u pozicionuan kundër heqjes së pezullimit të Ballukut janë:

Këta gjyqtarë argumentuan se masa e pezullimit nga detyra nuk cenon imunitetin parlamentar, pasi ajo nuk prek mandatin e deputetit, por vetëm funksionin ekzekutiv të ministres dhe zëvendëskryeministres.

Përplasja në Gjykatë: dy qëndrime të kundërta

Në arsyetimin paraprak, Gjykata Kushtetuese theksoi se:

  • Ministrat, ashtu si çdo funksionar tjetër publik, i nënshtrohen ligjit dhe parimit të shtetit të së drejtës.
  • Kushtetuta garanton ndarjen dhe balancimin e pushteteve, por kjo nuk përjashton përgjegjësinë penale të anëtarëve të qeverisë.

Ndërsa 4 gjyqtarë vlerësuan se për pezullimin nga detyra duhej autorizim i Kuvendit, 4 të tjerët (qëndrim që mbeti në fuqi) gjykuan se:

  • Masa e pezullimit është procedurale, jo politike
  • Nuk përfshihet në imunitetin kushtetues të ministrit
  • Mund të vendoset pa miratim paraprak nga Kuvendi

Çfarë do të thotë ky vendim?

Me rrëzimin e kërkesës së Kryeministrit:

  • Belinda Balluku mbetet e pezulluar nga të gjitha funksionet ekzekutive
  • Vendimi i GJKKO-së dhe SPAK mbetet në fuqi
  • Hapet rruga për vijimin e procedurave të tjera penale, përfshirë kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin

Vendimi i plotë dhe i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese pritet të publikohet brenda afateve ligjore në Fletoren Zyrtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related