Toka vijon të jetë aktive në Shqipëri. Pas lëkundjeve të regjistruara në qarkun e Korçës që prej mbrëmjes së djeshme, një tjetër tërmet është ndjerë këtë të enjte në qytetin e Elbasanit.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti kishte një magnitudë prej 3.5 ballë të shkallës Rihter dhe u regjistrua pak minuta më parë. Lëkundjet janë ndjerë nga banorët, por deri tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.
Ndërkohë, aktivitet sizmik është shënuar edhe në zonën e Korçës gjatë orëve të fundit, duke shtuar shqetësimin tek qytetarët.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.
