Tragjedi në Dublin: Autobusi përplas këmbësorët, një i vdekur dhe disa të plagosur

Data

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Dublinit, ku një autobus dykatësh është përplasur me disa këmbësorë, duke shkaktuar humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në kryqëzimin mes rrugëve Talbot Street dhe Marlborough Street, në një zonë të frekuentuar nga këmbësorët. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet irlandeze, të cilat bëjnë me dije se të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e emergjencës reaguan menjëherë pas sinjalizimit, duke angazhuar mbi 20 zjarrfikës dhe paramedikë, si dhe disa ambulanca dhe automjete me reagim të shpejtë. Zona u rrethua për disa orë për të lehtësuar ndërhyrjen dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Sipas autoriteteve, rasti po trajtohet si një aksident rrugor, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related