SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Data

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhës, Ema Çokut dhe Fatime Kryemadhit.

Burime pranë procesit bëjnë me dije se prokurori i çështjes, Sotir Kllapi, i ka kërkuar gjykatës që dosja të kalojë për gjykim në themel për të pesë të akuzuarit.

Ndaj tyre rëndojnë akuza për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa procesi ndodhet në fazën paraprake të shqyrtimit.

Aktualisht, në seancë po mban fjalën ish-presidenti Ilir Meta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related