Ish-ministri i Financave dhe pedagogu Arben Malaj foli për mburojën kryeministrore që po i bëhet zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon heqjen e imunitetit dhe masën e arrestit.
Malaj u shpreh se Rama ka ndërtuar një model ekonomik për oligarkët e tij, ku theksi është te ligji i investitorëve strategjikë tashmë që po gllabërojnë me vulën e Ramës dhe Ballukut çdo cm tokë të vendit.
Kjo sipas Malaj krijon përplasje me qytetarët e thjeshtë, pronarë të tokave, gjithashtu është një model ekonomik varfërues për shumicën dhe pasurues për një grusht njerëzish.
Malaj: Nuk më lejohet që të mos respektoj parimin e prezumimit të pafajësisë. Qoftë në rastin e Ballukut. Nuk ka një vendim të formës së prerë. Nuk e mirëkuptoj dot kur thonë janë harxhuar 10 mln për çokollata. Kemi këtë fenomenin që ndodh këtu me këtë biznesin tonë. P.sh dikush ka spitalin merr dhe tregun e frutave perimeve. Janë fusha të ndryshme. Dhe përqëndrimi i pasurisë në pak duar është kriza. Edi Rama do të ndërtojë modelin e Shqipërisë me oligarkët e saj.
Shqipëria do të një model europian me biznese të bogla dhe të mesme. Fituesit e PPP, unë i kam shtuar dhe një P, preferenciale. Nuk ka konkurrim. Një pensionist merr investim për portin. E tmerrshme. Ligji për investitorët strategjikë është kthyer në sundues të të drejtave të pronësisë së qytetarëve, i shikoni qytetarët që përplasen në Shqipëri me këta investitorë. Veprim që krijon mundësi qeverisë që të kontrollojë çdo cm të Shqipërisë. Ka ndaluar dhe konkurrimin e kompanive të huaja. Kjo është kosto që po paguajmë. Model që do prodhojë varfëri.
Jam i shqetësuar pse ky mitizim. Bota sot kërkon ç’mitizim. Rama nuk ka mbërritur në pikën që nuk do të ç’mitizohet. Ka një kosto të madhe. mori një dekoratë në Izrael, shumë mirë. E mori pas Ramës presidenti i Bosnjës, Dodik. Është diçka vlerësuese apo një diplomaci medaljesh? Për ty është medalje, por për mua si vend?
